Qeveria Kurti shpenzoi më së shumti para për karburante, krahasuar me qeveritë tjera

Aktuale

Qeveria Kurti shpenzoi më së shumti para për karburante, krahasuar me qeveritë tjera

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:15
Qeveria Kurti

Kabineti i Kurtit nuk ka bilanc të mirë në shpenzimin e karburanteve krahasuar me qeveritë tjera.

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka prezantuar shpenzimet që kanë bërë kabinetet e kryeministrave të Qeverisë së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Dalipi ka prezantuar listën me shpenzimet e kabineteve qeveritare nga 25 fusha.

Image
Statistikat

Sipas të dhënave të prezantuara nga Dalipi, Qeveria Kurti I ka shpenzuar më së paku para në krahasim me qeveritë tjera duke llogaritur mesataren e shpenzimeve të gjitha fushave.

Mirëpo, jo në të gjitha fushat Qeveria Kurti qëndron më mirë në krahasim me qeveritë tjera.

Duke iu referuar të dhënave të prezantuara nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Qeveria Kurti II ka shpenzuar më së shumti para për karburant në krahasim me të gjitha qeveritë tjera.

Gjatë nëntë muajve të qeverisjes, Qeveria Kurti II për secilin muaj ka shpenzuar mesatarisht 5,052 euro për karburant për vetura, Qeveria Hoti  – 4,623 euro, Qeveria Kurti I – 1,771 euro, Qeveria Haradinaj – 4,681 euro, Qeveria Mustafa – 999 euro, Qeveria Thaçi II – 958 euro, Qeveria Thaçi I – 2,181 euro.

Që nga shpallja e Pavarësisë, në Kosovë Qeveria Thaçi I ka qeverisur për 37 muaj, Qeveria Thaçi II ka qeverisur 46 muaj, Qeveria Mustafa 33 muaj, Qeveria Haradinaj 30 muaj, Qeveria Kurti I 4 muaj, Qeveria Hoti 9 muaj dhe Qeveria Kurti II ka marrë mandatin që 9 muaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat