Kuvendi mblidhet të enjten/ Tahiri paralajmëron se AAK-ja do ta mbështesë Qeverinë për këto çështje

Aktuale

Kuvendi mblidhet të enjten/ Tahiri paralajmëron se AAK-ja do ta mbështesë Qeverinë për këto çështje

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:06
Besnik Tahiri

(E plotësuar 11:58) - Të enjten është caktuar dita kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.  Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, që gjatë ditës së sotme.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet edhe ngritja e çmimeve, si kërkesë e tyre.

“Sot u mbajt mbledhja dhe është caktuar një seancë për të enjten. Ajo në këtë seancë do të jetë debati i thirrur nga AAK për ngritjen enorme të çmimeve, një temë që duhet të trajtohet nga grupet parlamentare dhe Qeveria”.

“Ajo që dua të them është se vitin e kaluar ka qenë vit i dobët në draftimin e ligjeve, dhe ne do të punojmë që ky sesion të jetë më i mirë”, u shpreh ai.

Ndërsa ka thënë se kur ka të bëjë për çështje nacionale, si AAK-ja do ta mbështesin Qeverinë.

“Ju e keni parë qartë që pozicioni i AAK për referendumin ka qenë parimor dhe u kemi dhënë mbështetjen Qeverisë dhe nuk do të kërkojmë që në tema të rëndësishme nuk do të jemi opozitë”, ka thënë ai.

“Qeveria do duhej të bëjë një shpjegim për opinionin e brendshëm dhe ta bëjë një shpjegim për opinionin e jashtëm, pra me faktorin ndërkombëtar me të cilët kemi punuar nga 99-ta. Argumentet e seancës së shtunës kanë qenë argumentues nga ana e palës sonë”, u shpreh Tahiri.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:

4. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit - Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe - Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat