“Sy-untë, rrjepca, të pangishëm”/ Pozhari komenton shpenzimet mujore të Haradinajt, Mustafës e Thaçit

Aktuale

“Sy-untë, rrjepca, të pangishëm”/ Pozhari komenton shpenzimet mujore të Haradinajt, Mustafës e Thaçit

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:26
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të buxhetit të shtetit nga qeveritë e deritanishme.

Ai ka krahasuar qeverinë e Albin Kurtit, e cila ka shpenzuar më së paku në muaj, për dallim nga kabineti i Ramush Haradinajt, ai i Hashim Thaçit dhe atij të Isa Mustafës, të cilat kanë shpenzuar më shumë.

Pozhari i ka quajtur ata "sy-untë, rrjepca, e të pangishëm", duke thënë se po të kishin përqindjen e votave të Kurtit, do ta qitnin edhe ndërtesën e Qeverisë në ankand, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

"Kabineti i Haradinajt" i paska kushtuar buxhetit të Kosovës, 101 mijë euro në muaj - 8.5 fish më shtrenjt se Kabineti i Kurtit;

"Kabineti Thaçi 2", 73 mijë euro në muaj - gati 6 fish ma shtrenjtë se Kabineti i Kurtit. 

"Kabineti Mustafa", 65 mijë euro në muaj - 5 fish ma shtrenjt se Kabineti i Kurtit.

Kabineti i Albin Kurtit i paska shpenzuar 10.851 euro në muaj.

Paramendoni këta të tjerët sikur t'i kishin pasur 51%, si Albin Kurti, edhe ndërtesën e Qeverisë e kishin qit në ankand.

Sy-untë, rrjepca, të pangishëm.

Image
Mesatarja mujore e shpenzimeve të qeverive

Shpenzimet buxhetore dje i bëri publike Luan Dalipi, këshilltar i kryeministrit Kurti, përmes një postimi në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat