“O Edo kujdes”/Tomë Gashi i reagon Ramës: Erdoganin e thërret vëlla e Vuçiqit do t’ia dorëzosh Shqipërinë

Aktuale

“O Edo kujdes”/Tomë Gashi i reagon Ramës: Erdoganin e thërret vëlla e Vuçiqit do t’ia dorëzosh Shqipërinë

Nga: G.B Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:56
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për vizitën e presidentit të Truqisë Erdogan në Shqipëri sot.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se nuk e kupton se si po i do aq shumë okupatorët, ku Truqia na okupoi për 525 vjet ndërsa ai e thërret vëlla Erdoganin, ndërsa Vuçiqit po do t’ia dorëzojë Shqipërinë e Serbia na okupoi për 100 vjet, përcjell Bota sot.

Avokati i ka kërkuar Ramës që të bëjë kujdes pasi e përfaqëson kombin shqiptar.

Madje, ai ka thënë se ai dallon pasi politikanë të tjerë kanë qenë të detyruar të kenë miqësi me Erdoganin e Vuçiqin për shkak të probleme me Gjykatën Speciale, por që nuk i shpëtoi asnjëri.

Postimi i tij i plotë:

Edi Rama ka një defekt që se kuptoj.

Pak si shumë është ka i do ish okupatoret tanë.

Turqia na okupoi 525 vjet ku Erdoganin e thirr vëlla?

Serbia na okupoi hiç më pak se 100 vjet, ky Vuçiqit do me ia dorëzu Shqipërinë gjerë e gjatë.

Ooo Edo, pak kujdes baco se ti se përfaqëson kombin shqiptar.

Ti vetëm harron qëllimisht shpejt.

E pakuptueshme kur dihet se ti nuk ke probleme me Gjykatën Speciale siç kishin e kanë do do që u bënë servilë të Erdoganit e të Vuçiqit, po ata si shpëtuan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat