COVID-19/Numër i madh i qytetarëve ia mësyjnë IKShPK-se për t’u testuar

Aktuale

COVID-19/Numër i madh i qytetarëve ia mësyjnë IKShPK-se për t’u testuar

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:37
COVID-19/Numër i madh i qytetarëve ia mësyjnë IKShPK-se për t’u testuar

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) numër i madh i qytetarëve të hënën kanë pritur në radhë për t’u testuar për Covid-19.

Nexhmije Mustafa mendon që është pozitiv me virus sepse ka të gjitha simptomat.

“Po kam ardhur me bo testin. I kom simptomat fytin, teshtima dhe koka. Po mendoj që kam me dal pozitiv se kurrë s’jom kon kështu”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa Ilir Osmani tha se është me temperaturë dhe ethe.

“Jam me temperaturë edhe ethe. Ma mirë është me ardh me hjeq merakun sepse mundet mu shpërndarë më shumë”, tha ai.

Orgena Qollaku theksoi se ka simptoma të COVID-19.

“Kam ardhur me bo testin edhe mendoj që kam me dalë pozitiv se kam shumë simptoma, fytin, hundën. Të gjithë duhet të kujdesen dhe t’i vendosin maskat”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat