Osmani: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu hyjnë në histori dhe mbeten përjetësisht aty

Aktuale

Osmani: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu hyjnë në histori dhe mbeten përjetësisht aty

Më: 17 janar 2022 Në ora: 14:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani pas homazheve te varrezat e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, ka thënë se sot teksa kujtojnë heronjët tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, kanë mundësinë të reflektojnë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit.

Osmani ka shkruar në Facebook se secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre.

“Sot, nderuam kujtimin për heronjët tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.

Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane. Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme. Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat