Shkëlzen Gashi i bindur: Ju garantoj, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill

Aktuale

Shkëlzen Gashi i bindur: Ju garantoj, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:05
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing se Kosova nuk do ta lejojë as mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. 

Zgjedhjet nacionale në Serbi do të mbahen më 3 prill. Ndërkohë, Kosova ndaloi përmes një rezolute në Kuvend mbajtjen e referendumit për ndryshime në Kushtetuën e Serbisë, përkundër një deklarate të shteteve të Quintit që kërkonte të mbahej ky referendum nën përcjelljen e OSBE-së. 

“Ju garantoj”, tha ai. 

“S’ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill. Pikë!”, shtoi ai.

Gashi po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë lëshime në dialogun me Serbinë. 

“Do të bëjë lëshime. Kjo punë nuk diskutohet. Por kjo jo për faj të tij. Po për faj të gabimeve të mëdha që janë bërë që 20 vite në Kosovë.”, shtoi ai. 

Shkëlzen Gashi thotë se mos lejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë nuk prish raportet me aleatët ndërkombëtar. Sipas Gashit, partnerët e huaj as tash dhe as në të kaluarën nuk kanë bërë presion mbi institucionet vendase. Tha se në të kaluarën kishte auto-presion për shkak të udhëheqësve të korruptuar.

“Kush po thotë se u prishën raportet”, pyeti Gashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat