Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:33
Pamje nga takimi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri  me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat