​Osmani priti të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë

Aktuale

​Osmani priti të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Omani ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Nga zyra e presidentes thuhet se në këtë takim të jetë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në sferën e politikës së jashtme, menaxhimin e pandemisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të tjera.

Presidentja Osmani ka falënderuar Yamanaka për mbështetjen e deritashme japoneze, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Japonia ka prezencë të vazhdueshme nëpërmjet projekteve në Kosovë, ndaj Presidentja ka kërkuar mbështetje në fushën e arsimit, respektivisht në shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni. 

Më tej, Presidentja ka potencuar mundësitë që ofron Kosova për investimet japoneze dhe në këtë kontekst ka përmendur moshën e re të popullsisë dhe fuqinë punëtore të kualifikuar. Sipas saj, Kosova ka potencial të zhvillojë bashkëpunim me Japoninë në sferën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë, arsimit, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ndërkaq, Yamanaka ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka përmendur organizatën japoneze JICA, e cila sipas tij vazhdon të implementojë projekte në Kosovë.

Teksa është biseduar për menaxhimin e pandemisë, Yamnaka ka bërë të ditur se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë, duke paralajmëruar dhënien e donacioneve për institucionet shëndetësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat