Ambasadori amerikan me komandantin e KFOR-it: Ushtarët në Bondsteel, dëshmi e përkushtimit për sigurinë në rajon

Aktuale

Ambasadori amerikan me komandantin e KFOR-it: Ushtarët në Bondsteel, dëshmi e përkushtimit për sigurinë në rajon

Nga: G.B Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:44
Jeff Hovenier dhe Ferenc Kajari

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se takimi me të rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për KFOR-in, përcjell Bota sot.

Ambasadori po ashtu ka thënë se KFOR ka rol të domosdoshëm në sigurimin e stabilitetit në rajon.

“Takimi me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in. Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë në rolin i domosdoshëm të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Image
Jeff Hovenier dhe Ferenc Kajari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat