Ky është biznesmeni i arrestuar në Gjilan nga Krimet Ekonomike

Aktuale

Ky është biznesmeni i arrestuar në Gjilan nga Krimet Ekonomike

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:58
Mentor Ibishi

Mentor Ibishi, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është biznesmeni i cili ra të martën në prangat e Policisë së Kosovës.

Nën dyshimin për përfitimin e 66 mijë eurove në mënyrë të paligjshme, duke dëmtuar buxhetin e shtetit, Ibishi u arrestua nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës të martën.

Prokuroria, njoftoi se pronari i kompanisë “Arch & Design”, nga Ferizaj, është dërguar në mbajtje në polici.

“Dyshohet se, i njëjti, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 Korrik 2017 deri më 03 Dhjetor 2020, ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pa kryera në vlerë rreth 66.000 (gjashtëdhjetegjashtë mijë) euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, tha Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Gjilan tha se brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të Ibishit në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat