Rasti i krerëve të UÇK-së, Qerkini: Prokuroria është treguar neglizhente

Aktuale

Rasti i krerëve të UÇK-së, Qerkini: Prokuroria është treguar neglizhente

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:21
Rexhpe Selimi, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli

Avokati Artan Qerkini, sot deklaroi se prokuroria është treguar mjaft neglizhente në rastin e drejtuesve të lartë të UÇK-së, në Hagë.

Qerkini   tha se fillimi i shqyrtimit gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së do të varet në masë të madhe nga azhuriteti i prokurorisë dhe nga toleranca e gjykatës për vonesat që po i shkakton prokuroria.

Ndryshe, deri më tani, Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafën.

Po ashtu, është arrestuar edhe Pjetër Shala si dhe për pengim në administrimin e drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve janë akuzuar krerët e Organizatës së Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat