Ambasadorët shqiptarë në Çeki: Mezi presim ta mbështesim e forcojmë diasporën tonë këtu

Aktuale

Ambasadorët shqiptarë në Çeki: Mezi presim ta mbështesim e forcojmë diasporën tonë këtu

Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:19
Albesjana Iberhysaj

Këtë të martë, në Çeki, kanë zhvilluar takim ambasadori i Shqipërisë, Ilirian Kuka, me ambasadoren e Kosovës, Albesjana Iberhysaj.

Në këtë takim, Iberhysaj tha se patën diskutim të mirë për angazhimet e tyre të përbashkëta për të ecur përpara, në të gjitha çështjet që do të punojnë së bashku.

“Faleminderit për pritjen dhe diskutimin e ngrohtë”, ka shkruar Iberhysaj në llogarinë e saj në Twitter.

I kënaqur me takimin u nda edhe ambasadori shqiptar atje, ku tha se mezi pret të punojnë së bashku me ambasadoren e Kosovës në të gjitha fushat e agjendës së përbashkët.

“I kënaqur me takimin e ambasadores së re të Kosovës në Çeki. Mezi presim të bashkëpunojmë në të gjitha fushat e përbashkëta, të mbështesim dhe forcojmë shqiptarët e diasporës sonë në Çeki”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat