“Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë”/ Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

“Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë”/ Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti

Nga: M.L Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:23
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Ai me këtë rast hodhi kritika ndaj qeverisë, duke thënë se pas këshillave për qytetarët se si të ngrohen, ua rriti deri në 100% çmimin e energjisë.

Postimi i plotë:

Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë.

E me çka të ngrohen njerëzit?!!!

Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit.

Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat