“A të kujtohet Gjergj kur e akuzove Hashim Thaçin se të ka rrahur me hu gardhi”?

Aktuale

“A të kujtohet Gjergj kur e akuzove Hashim Thaçin se të ka rrahur me hu gardhi”?

Nga: N. Sh. Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:10
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, është intervistuar nga Policia e Kosovës pasi u denoncua për kërcënim publik të jetës dhe sigurisë së Presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Intervistimi i tij erdhi pasi tha se është njeri i ligjit, por përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, ishte shprehur Dedaj.

Pas kësaj deklarate të Dedajt, përsëri ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari në reagimin e tij thotë se nuk i dhezin këto akuza Gejrgj Dedajt, për të cilin thotë se më nuk mundet me fitu ndonjë post diplomatik sikurse që kishte bë me Hashim Thaçin.

Miftari ia kujton Dedajt deklaratat kur e akuzonte Hashim Thaçin se e kishte rrahur me hu gardhi në Qirez në vitin 1998.

E pas këtyer deklaratave, sipas Miftarit, Dedaj u bë ambasador.

Reagimi i plotë:

Peci ju ka tregu drejt se kanë ndërru senet!

Gjergj nuk dhezin këto akuzat kinse je i rrezikum nga presidentja Vjosa Osmani për me fitu naj post diplomatik, kanë ndërru senet o Gjergj trimi, Vjosa nuk ësht Hashim.... a ju kujtohet kur e akuzove Hashim Thaqin se të ka rreh hu gardhi në Qirez 1998, e tap mrena natës ju u bët diplomat iu blejti me një post të ambasdorit!

A din kur rrejshe në ‘TV_Mileva 7’ te Bunari i Bashorit kur thojshe se kur e keni akuzuar publikisht Hashim Thaqin nuk ishit ju Gjergji, por një Gjergj tjeter!

Shteti instutucionet e Kosovës shumë vite u patën shndërru në prona e lodra private të Hashimave, Kadriave, Isave e Ramushave... se juve para se me ju dërgu në Maqedoni si ambasador u dashtë prokuroria e shtetit të Kosoves së pari me ju dërgu në burg dhe te psikiatri për një kontroll psiqike se po fol e po gënjen në emër të dy Gjergjav!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat