Haradinaj: Hilli, Escobari dhe Hovenier, dëshmi që s’do të ketë më destabilizim në Ballkan

Aktuale

Haradinaj: Hilli, Escobari dhe Hovenier, dëshmi që s’do të ketë më destabilizim në Ballkan

Më: 20 janar 2022 Në ora: 00:12
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nuk mendon se do të ketë destabilizim të situatës pasi në prill Serbia organizon zgjedhje dhe pretendon t’i mbajë edhe në Kosovë. 

Ai thotë se Amerika po i kushton vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor.

“Unë mendoj se edhe Vuçiq edhe të gjithë janë të vetëdijshëm se është një interesim shumë më i madh  i faktorit ndërkombëtar në çështjen e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi por është edhe çështjeve të pambyllura ose që janë në zhvillim e sipër. E kemi parë fokusimin e Amerikës në Bosnje, e pamë po ashtu fokusimin e Amerikës në Serbi dhe në Kosovë. Është një fokusim serioz”, tha Haradinaj.

“Unë mendoj se Amerika e ka respektuar jashtë mase Serbinë me një ambasador të rangut të Hill. Pra është një nivel i lartë , pra është respekt kur ta dërgon një ambasador aq të zoti, i ka treguar Serbisë se e ka seriozisht çështjen e marrëdhënieve në të ardhmen”, shtoi ai.

“Escobar për Ballkanin pastaj Hovenier për Kosovë janë dëshmi se nuk do të ketë destabilizim më në Ballkan”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat