Ambasadori Kiçmari ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio

Aktuale

Ambasadori Kiçmari ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio

Më: 20 janar 2022 Në ora: 07:48
Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Ambasadori Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio

Ambasadori i Republikës së Kosovës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio.

Pas përfundimit të karantinës 14 ditore, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio. Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë z. Takeo Mori si dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko.

Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Ambasadori Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio.

Ambasadori Kiçmari i përcjelli zëvendësministrit z. Mori si dhe shefit të Protokollit z. Shino përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës për qeverinë dhe institucionet japoneze dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar për Kosovën. ‘’Republika e Kosovës dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta në respektimin e demokracisë, bashkëpunim të afërt institucional dhe miqësi të bazuar në marrëdhënie të sinqerta në mes të dy popujve tanë” theksoi ambasadori Kiçmari.

Ambasadori Kiçmari gjithashtu tha se prioritet i tij kryesor në Tokio do jetë thellimi dhe rritja e mëtejme e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, theks i veçantë ai tha se do jetë edhe sektori ekonomik, me këtë rast nxitja e investimeve japoneze për të investuar në Kosovë.

Zëvendësministri i jashtëm z. Mori duke i uruar mirëseardhje dhe fillim të mbarë Ambasadorit Kiçmari, u shpreh se ai dhe institucionet tjera japoneze do ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetjen e plotë për Ambasadën e Kosovës në Japoni, kështu marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona do njohin vetëm rritje të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve. Në këtë takim Ambasadori Kiçmari u shoqërua nga diplomati Arbër Mehmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat