Rritja e rasteve me Covid, ministri Latifi në takim me Krasniqin dhe Vishajn

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid, ministri Latifi në takim me Krasniqin dhe Vishajn

Nga: G.B Më: 20 janar 2022 Në ora: 09:10
Arben Vishaj, Rifat Latifi, Valbon Krasniqi

Në Kosovë janë rritur shumë rastet pozitive me Covid, ku të mërkurën janë regjistruar 2050 raste.

Pas kësaj, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka vizituar Klinikën Infektive ku është takuar me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj, me të cilët ka biseduar për organizimin e punës dhe ballafaqimin me situatën në rast të rritjes së rasteve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty. Ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t'u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve. Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre.

Image
Arben Vishaj, Rifat Latifi, Valbon Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat