Shpend Ahmeti i reagon Albin Kurtit për turbinat e KEK-ut: Përnime e keni a? Çka po na vyjnë gjermanët me ndreq blloqe?

Aktuale

Shpend Ahmeti i reagon Albin Kurtit për turbinat e KEK-ut: Përnime e keni a? Çka po na vyjnë gjermanët me ndreq blloqe?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:46
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri i vendit Albin Kurti ka foluar për gjendjen e cila është aktualisht në termocentralet e KEK-ut, pas krizës energjetike.

Kurti ka theksuar se faji nuk është te menaxhmenti por te turbinat, të cilat sipas tij janë vjetëruar.

“E dyta, nuk ka ra menaxhmenti, por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Dhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara, të cilat kanë ra dhe e kanë dëmtu kondensatorin”, ka thënë Kurti në Kuvend.

E për këtë deklaratë të tij, ka reaguar ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka komentuar deklaratën e Kurtit dhe duke dhënë shpjegime.

“Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë Absolute, Relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu. Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhomt e bojlerit”, ka shkruar Ahmeti.

“Përnime e keni a? Çka po na vyn gjërmant me ndreq blloqe?”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat