Alarmante/ Mbi 1000 fëmijë të infektuar me COVID-19 veç sot në Kosovë

Aktuale

Alarmante/ Mbi 1000 fëmijë të infektuar me COVID-19 veç sot në Kosovë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:59
Ilustrim

Coronavirusi po bënë “kërdi”në Kosovë, duke i sulmuar kryesisht moshat e reja.

Bazuar në statistikat e ditës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2708 raste të reja me COVID-19, mbi 1000 raste janë fëmijë, përkatësisht 181 fëmijë të moshës 0-9 vjeç dhe 899 të moshës 10-19 vjeç.

Përndryshe, shumë drejtorë të shkollave publike në Kosovë kanë konfirmuar për Front Online rritje të raste të nxënësve të infektuar gjatë ditëve të fundit, madje disa prej tyre kanë kaluar në sistemin online të mësimit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 170 mijë raste të infektuar me COVID-19, përderisa betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur deri më tani 2996 qytetarë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Poashtu janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat