“Tani është koha të flasësh”/ Dardan Molliqaj presion Albin Kurtit – ndihmë të jashtëzakonshme Vuçiqit

Aktuale

“Tani është koha të flasësh”/ Dardan Molliqaj presion Albin Kurtit – ndihmë të jashtëzakonshme Vuçiqit

Nga: P.R Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:38
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se ata janë pro ripërcaktimit të kufijve me Serbinë.

”Ne jemi deklaruar sot publikisht, që PSD-ja është për ripërcaktimin e kufijve. Kjo besojmë se është marrëveshje e qëndrueshme, që krijon paqe të përhershme, dhe që krijon barazi mes popujve”, ka deklaruar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e profesor, doktor Enver Bytyçit.

Sipas tij, Molliqaj ka folur për ripercaktim të kufijve për t’i bërë presion Albin Kurtit.

“Po si erdhi puna që ai në këtë ditë acari ta risjellë në publik formulën e ndryshimit të kufijve me tezen e ripërcaktimit të tyre?! Mesa duket i kanë thënë "Mjaft heshte! Tani është koha të flasësh!" Dhe foli! Foli për t'i bërë presion Albin Kurtit. "Nëse ti Albin kundërshton Asociacionin, ne do angazhohemi për ndarjen e territorit"! Ky është mesazhi. Ndërsa për Beogradin është një ndihmë e jashtëzakonshme!”, ka shkruar ndër tjerash Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

”Ne jemi deklaruar sot publikisht, që PSD-ja është për ripërcaktimin e kufijve. Kjo besojmë se është marrëveshje e qëndrueshme, që krijon paqe të përhershme, dhe që krijon barazi mes popujve", ka thënë kryetari i PSD-së së Kosovës, Dardan Molliqaj!

Ne fakt unë ia njoh këtij Dardanit hallin e madh dhe depresionin që ka përjetuar deri tani. Se kanë kaluar gati dy vite që kjo ide nuk elaborohej nga askush në Kosovë e në Shqipëri. Madje autorët dhe provokatorët shqiptarë të ndryshimit të kufijve, përfshirë edhe Edi Ramën, mohuan pas arrestimit të Thaçit se kanë promovuar idenë e ndarjes së Kosovës. Ndaj them se ky Dardani, që vetëm dardan nuk është, ka vuajtur shumë kaq kohë pa folur për këtë temë.

Po si erdhi puna që ai në këtë ditë acari ta risjellë në publik formulën e ndryshimit të kufijve me tezen e ripërcaktimit të tyre?! Mesa duket i kanë thënë "Mjaft heshte! Tani është koha të flasësh!" Dhe foli! Foli për t'i bërë presion Albin Kurtit. "Nëse ti Albin kundërshton Asociacionin, ne do angazhohemi për ndarjen e territorit"! Ky është mesazhi. Ndërsa për Beogradin është një ndihmë e jashtëzakonshme! Vuçiq do ta përdorë këtë deklaratë që t'u thotë amerikanëve dhe evropianëve se "Në Prishtinë ekziston një parti, e cila është pro-ndryshimit të kufijve"! Madje do të bëjë thirrje që ndërkombëtarët ta mbështesin këtë parti si alternativë kundër Kurtit!

Me këtë metodë erdhi në pushtet Edi Rama në Shqipëri. Ndaj dhe Molliqaj, se ai Dardan nuk është, e mori të gatshme formulën e ish-shefit të gruas së tij në Tiranë dhe e adaptoi në Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat