Dhjetë gra shtatzëna me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, njëra në oksigjeno-terapi

Aktuale

Dhjetë gra shtatzëna me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, njëra në oksigjeno-terapi

Më: 20 janar 2022 Në ora: 21:17
Ilustrim

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një ngritje, ku si pasojë e kësaj në klinikën e Gjinekologjisë është rritur numri i të hospitalizuarëve.

Jakup Ismajli, drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, në një prononcim për Front Online tha se 10 gra janë momentalisht të hospitalizuara me Covid-19.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë gjithsej 10 paciente me COVID-19. Gjendja e tyre është stabile, ndërsa njëra nga to është me oksigjeno-terapi”, u shpreh Ismajli.

Ismajli tha se vetëm një paciente shtatzënë është me oksigjeno-terapi si dhe nuk ka asnjë paciente të vaksinuar kundër COVID-it.

“Klinika jonë ka gjithsej 20 shtretër të dedikuar për momentin me mundësi zgjerimi edhe 25 shtretër në rast nevoje, nga të gjitha shtatzënat që janë të hospitalizuar asnjëra nga këto nuk janë të vaksinuara, si dhe gjatë këtij fillim viti fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë rast të vdekjes”, potencoi Ismajli.

Ndryshe, sot në Kosovë janë shënuar 2708 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat