Abrashi i VV-së: Në mundësinë e parë tarifat për energjinë të hiqen

Aktuale

Abrashi i VV-së: Në mundësinë e parë tarifat për energjinë të hiqen

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:41
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka folur për krizën energjetike dhe për aprovimin e kërkesës së ZRrE nga Qeveria, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.

Abrashi ka thënë se deri në pranverë pritet një situatë krejtësisht tjetër.

Ai tha se do ta përcjellin situatën por shtoi se në mundësinë e parë, tarifat duhet të hiqen.

“Kriza është momentale, këtë nuk mund ta mohojmë. Kur po i dëgjojmë ekspertët, deri në pranverë presim një situatë krejt tjetër. Do ta shohim se si është gjendja por në mundësinë e parë, mendoj që tarifat, pse edhe të mos hiqen”, tha Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat