Tri doza të vaksinës, kufizimet për ata që hyjnë në Kosovë me masat e reja që miratohen sot

Aktuale

Tri doza të vaksinës, kufizimet për ata që hyjnë në Kosovë me masat e reja që miratohen sot

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:38
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria e Kosovës të miratojë masat e reja anti-COVID , që do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Nga këto masa do të preken edhe qytetarët që hyjnë në Kosovë, të cilëve u kërkohen të kenë të tri dozat e vaksinës anti-Covid, apo edhe dy doza dhe testin PCR negativ.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online”, ka konfirmuar për kp zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Në Kosovë në javën e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, ku gjatë ditës së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat