​Kërkohet fiskalizim i veçantë për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve

Aktuale

​Kërkohet fiskalizim i veçantë për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:04
Foto nga takimi

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve e ka konsideruar si të papranueshme ndëshkimi me gjoba për operatorët,

Të cilët kanë deklaruar të hyrat e tyre në bazë të biletave të shitura, të evidentuara në librat përkatës të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të deklaruara si shitje në Administratën Tatimore të Kosovës, deri në rregullimin e fiskalizimit të veçantë të këtij sektori me specifika të veçanta në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Kështu thuhet në një komunikatë të Odës Ekonomike të Kosovës, ku njoftohet se kjo shoqatë sot ka mbajtur takimin e radhës me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Sipas komunikatës, në këtë takim edhe njëherë u diskutua çështja e fiskalizimit të operatorëve që veprojnë në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat