Djali i Rugovës tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer

Aktuale

Djali i Rugovës tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:13
Mendim Rugova

Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer.

Dhurata që e mori nga qeveria Italiane, qëndron ende në oborrin e shtëpisë së presidentit të parë të Kosovës.

Brenda rezidencës presidenciale të Ibrahim Rugovës, ka shumëçka që e kujton ish-kryetarin e shtetit. Ajo që menjëherë identifikohet me të është flamuri Dardan, që gjendet aty ku mbaheshin konferencat e themeluesit të LDK-së

Ndërkaq në katin e dytë të objektit që e shfrytëzoi nga viti 1993, u realizuan takime dhe negociata tejet të rëndësishme për vendin.

Por, pse preferoi këtë ambient në vend të Zyrës së Presidentit tek Kuvendi i Kosovës?

Kushdo nga delegacionet e huaja që vinin këtu, pashmangshëm shihnin edhe Dhomën e Kristaleve ku ish-presidenti mbante pasuritë e Kosoves.

Madje njëra nga to zuri vend edhe në zyrën më të rëndësishme në botë, Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

I njohur si figurë paqësore, Rugova mori dhuratë fotografinë e komandantit legjendar të UÇK-së.

Pak metra më tej është edhe zyra e Presidentit në rezidencën Presidenciale të Ibrahim Rugovës. Aty ka fotografi të shumta të takimeve mes tij dhe politikanëve më të rëndësishëm të kohës.

Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si pavarësisht kësaj, ai qëndroi gjithnjë optimist dhe s’i humbi shpresat.

Duke luftuar sëmundjen me gjithë forcën e tij, Mendim Rugova tregon se si ish-presidenti i kaloi ditët e fundit të jetës së tij.

Ani pse u mungon shumë, familja e ish-presidentit është e lumtur që Kosova është e pavarur edhe për shkak të punës së babait të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat