​Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët për rekrutë në FSK

Aktuale

​Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët për rekrutë në FSK

Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK, për rezultatet fillestare të kandidatëve që i janë nënshtruar testit të intervistës me datë 22 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit, kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]

Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen.

Shënim 1: Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e përditësimit të listës fillestare.

Shënim 2: Lista me rezultatet përfundimtare të intervistës do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave.

Shënim 3: Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet ndërmjet datave 28.01.2022 deri me 04.02.2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat