Haradinaj-Kurtit: Skandal! Kam pritë që në janar e hapni kufirin me Shqipëri, ju po e mbyllni totalisht

Aktuale

Haradinaj-Kurtit: Skandal! Kam pritë që në janar e hapni kufirin me Shqipëri, ju po e mbyllni totalisht

Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:32
Daut Haradinaj

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë Kurti, me të cilat vështirësohet kalimi i kufirit nga Shqipëria dhe anasjelltas.

Haradinaj i ka kujtuar Kurtit deklaratat e më hershme për largimin e plotë të kontrollave në kufi.

"Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash? Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!", shkroi ai.

Reagimi i plotë i Daut Haradinajt:

E pashë vendimin per mbylljen e kufirit me Shqipëri me kushtin e kalimit me 3 vaksina. Skandaloze!

Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash?

Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!

E me Maqedoninë e Veriut cfarë patët? Maqedonët nuk është që na vizitojnë edhe aq shpesh! Nga Maqedonia janë motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë dhe punojnë në të dy shtetet.

Kufinjtë nuk hiqen me “zgërdhirje” e as me filozofi!

Trajtoni shqiptarët në të dy anët me dinjitet, mjaftë me vendime naive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat