Çfarë tha Ambasadori amerikan pas takimit me Gërvallën në zyrën e tij?

Aktuale

Çfarë tha Ambasadori amerikan pas takimit me Gërvallën në zyrën e tij?

Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:39
Donika Gërvalla dhe Geoffrey Pyatt

Një prej temave të diskutuara në Athinë në mes të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologut të saj, Nikos Dendias, ka qenë fusha e energjisë. Dendias ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it.

Anipse përgjigja e Gërvallës ishte se Kosova do të mbetet në kontakt me miqtë për opsionet e tranzicionit energjetik, dhe do ta njoftojë këtë të fundit për vendimet e Kosovës në këtë fushë, ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt ka treguar se çfarë ka biseduar me Gërvallën në zyrën e tij.

Pyatt përmes një cicërime në Twitter tha se ShBA-të mbështesin fuqishëm synimet e Greqisë dhe Kosovës për energjinë, ekonominë dhe sigurinë në Ballkan.

“Takimi i madh me @GervallaSchwarz gjatë vizitës së saj të parë në Athinë, një shenjë e forcimit të marrëdhënieve ndërsa Greqia dhe Kosova punojnë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të energjisë, ekonomike dhe të sigurisë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkan – të gjitha synimet që SHBA-ja i mbështet fuqishëm”, shkroi Pyatt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat