“Për herë të parë në Mal të Zi një shqiptar kryeministër”, paralajmërohet konfrontimi i drejtpërdrejtë SHBA-Rusi

Aktuale

“Për herë të parë në Mal të Zi një shqiptar kryeministër”, paralajmërohet konfrontimi i drejtpërdrejtë SHBA-Rusi

Nga: A.ZH Më: 23 janar 2022 Në ora: 09:16
Dritan Abazoviq

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin e Malit të Zi për të qenë kryeministri i ri i vendit.

Ai ka thënë se për herë të parë në histori në Mal të Zi pritet të jetë një shqiptar në krye të shtetit, i cili do ta drejtojë një qeveri të pakicës, ku pritet të jenë edhe disa ministra shqiptarë, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka theksuar se me ndihmën e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, do të ndodhë bashkëpunimi i partisë së Presidentit Milo Gjukanoviq dhe progresistëve të tjerë malazias, bashkë edhe me pakicat, për t’ia ndalur hovin depërtimit të politikës ruse, nëpërmjet Serbisë.

Duke paralajmëruar muaj interesantë në Mal të Zi, ai ka thënë se së shpejti, SHBA do të shpallë non grata sabotues të NATO-s, mosnjohës të Kosovës dhe poltronë të Rusisë.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

“Shqiptari nuk do të na komandojë”, kanë bërtitur në Podgoricë mbështetësit e partive proserbe duke protestuar ndaj Dritan Abazoviqit. 

Çka po ndodhë në Mal të Zi?

Protestuesit dhe dy partitë me të cilat ishte Dritani deri tash në koalicion po e quajnë tradhëtar. Por tradhëtar të kujt?! Këto dy parti, edhe pse u shtirën si të reformuara, vazhduan të punonin kundër Malit të Zi të pavarur, pro Serbisë dhe Rusisë, duke e minuar edhe bashkëpunimin me NATO-n dhe stabilitetin në rajon me qasjen mospërfillëse ndaj Kosovës.

Sipas Perëndimit dhe përfaqësuesit amerikan Escobar partitë proserbe “janë tradhtare” të Malit të Zi evropian.

Për këtë arsye, me bekimin (për të mos thënë edhe ndërmjetësimin) e Escobar, do të ndodhë bashkëpunimi i partisë së Presidentit Milo Gjukanoviq dhe progresistëve të tjerë malazias, bashkë edhe me pakicat, për t’ia ndalur hovin depërtimit të politikës ruse, nëpërmjet të Serbisë, në republikën e vogël në brigjet e Adriatikut.

Shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq, tashmë ka siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin e Malit të Zi për të qenë kryeministri i ri i vendit. Për herë të parë në histori në Mal të Zi pritet të jetë një shqiptar në krye të shtetit. Në qeverinë e pakicës udhëhequr nga ulqinaku, pritet të jenë edhe disa ministra shqiptarë.#

Së shpejti, pritet po ashtu që SHBA-ja ta publikojë listën me emrat e personave non grata nga Mali i Zi, kryesisht sabotues të NATO-s, mosnjohës të Kosovës dhe poltronë të Rusisë.

Konfrontimi i drejtpërdrejtë SHBA-Rusi në Ballkan do të jetë ky në Mal të Zi, për të vazhduar në Republikën Serbe të Bosnjës dhe tutje në rajon.

Do të jenë muaj interesantë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat