Shpend ​Ahmeti: Masat e shtrënguara, posaçërisht ora policore janë masa jo logjike

Aktuale

Shpend ​Ahmeti: Masat e shtrënguara, posaçërisht ora policore janë masa jo logjike

Më: 23 janar 2022 Në ora: 16:57
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendosjes së masave të reja antiCOVID-19 në kohën kur vendi po vazhdon të shënojë numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se masat e shtrënguara posaçërisht ora policore janë masa jo logjike të padëshmuara që funksionojnë. 

“3.000 raste të reja, një viktimë dhe përqindje e ulët e hospitalizimeve. Vaksina po funksionon sepse numri i hospitalizimeve dhe vdekjeve është shumë i ulët si përqindje. Mbi-reagimet për nga shëndeti fizik nuk bëjnë dëm, por kanë kosto ekonomike e psikologjike”, shkruan ai.

Ndryshe, sipas masave të reja ora policore do të jetë në fuqi nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa gastronomia do të punojë deri në 21:00.

Kosova sot ka shënuar 2.957 raste të reja, ndërsa ky numër dje ka qenë 3.206.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat