Pse u vra komandant Adem Zekaj me bombë me telekomandë / Kush është përgjegjës për atentatin shokues

Aktuale

Pse u vra komandant Adem Zekaj me bombë me telekomandë / Kush është përgjegjës për atentatin shokues

Nga: Idriz Morina Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:22
Adem Zekaj, djathtas gjatë luftës

Një ngjarje horrori e pa parë, e kryer nga grupet kriminale, para më shumë se 20 vitesh, la të vdekur një hero lufte, një oficeri të policisë.

Me 25 dhjetor 2002, u vra në Pejë në një atentat me bombë të telekomanduar në veturë polici hetues i Kosovës Adem Zeka.

E kaluara e tij, me pëprplot përballje dhe informacione, me ata që dëshironin shembjen e autoritetit të Rugovës dhe shkatërrimin e institucioneev paralele, që udhëhiqeshin prej tyre, duket se do të jetë, shkak i vrasjes së tij, në një atentat mizor.

Babai i heroinës

Rasti i vrasjes së këtij burri, nuk është zbardhur asnjëherë dhe është shkruar shumë pak, gati aspak, përfshirë ndonjë postimi krejtësisht të shkurtë në fb.

Emri i tij, njihej edhe për faktin se ishte babai i heroines Nurije Zekaj.

Nurije Zekaj besohet se është vrarë në një aksident me 23 prill të vitit 1990, siç thuhet në një komplot të UDB-së jugosllave. Ajo ishte bërë figurë shumë e njohur dhe popullore në aksionin e pajtimit të gjaqeve, si njëra nga nismëtaret, edhe pse ishte studente 23 vjeçare, ishte rreshtuar me Anton Çettën.

Por, as kjo e dhënë, as lufta e tij e përkushtuar për çlirim, në të gjitha fazat, nuk i bëri të tërhiqen grupet kriminale, nga nisma e tyre për vrasjen e tij.

Ademi, ishte një institucionalist i patrembur, dhe që nuk dorëzohej. I rreshtuar në institucione dhe në zbatimin e politikave të Rugovës.

Adem Zekaj ishte bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i policisë ushtarake me Isuf Haklajn, brenda strukturave të organizimit institucional në UÇK, në brigadën 138 “Agim Ramadani”. Po ashtu kishin bashkëpunuar në hetimin e krimit në Dukagjin.

Isuf Haklaj u vra njw vit mw pas, bashkë me Sebehate Tolajn, më 24 nëntor të vitit 2003, ndërsa ishin duke e kompletuar hetimin për vrasjen e trefishtë, të kolenit Tahir Zemajt, me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Hetimi i këtyre vrasjeve është e deklaruar edhe zyrtarisht në dosjen gjyqësore, se është e lidhur me vrasjen e dyfishtë të policëve.

Por, sipas informacioneve edhe vrasja e Adem Zekajt është e lidhur edhe me hetimin e vrasjeve politike, por nuk thuhet se për cilat raste të vrasjeve.

Përgjegjësitë në luftë

Komandanti Adem Zekaj, ka qenë mësues i respektuar para luftës, ndërsa me fillimin e luftës emërohet komandant i mbrojtjes së Raushiqit në vitin 1998, si pjesë e përbashkët e strukturave të mbrojtjes së Dukagjinit, që ishin pjesë e strukturave mbrojtëse të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe në atë kohë kjo strukturë komandohej nga kolonel Tahir Zemaj.

“Komandant Adem Zekaj gjithnjë ishte pjesë e strukturave të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e përkrahte vijën institucionale të Presidentit Rugova”, është përshkrimi që ia bëjnë sot miqtë e tij, por dhe në të kaluarën.

Adem Zekaj me datë 19 prill 1999 ishte ngarkuar me detyrën e komandantit përgjegjës për stërvitjen e ushtarëve të rinj në bazën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në Qendrën Stërvitore të Ushtrisë (QSU) në Papaj, në Shqipëri, dhe udhëhiqte stërvitjet ushtarake të njësiteve të këmbësorisë. Po ashtu ishte përgjegjës për stërvitjet e gjuajtjeve me armë personale dhe me antitank.

Sipas kolegëve të luftës, këtë detyrë e kishte kryer deri në fund të luftës me sukses të plotë.

“Për këtë detyrë e kishte ndihmën e ca ushtarakëve të tjerë siç ishte komandnt Demë Mahmutaj dhe një ushtarak nga Shqipëria”, thotë një mik i të ndjerit, mbi dëshminë e të cilit është bazuar tregimi.

Cak i sulmeve të grupeve të LPK-së/Shtabit të Rognerit

Pavarësisht luftës, mbijetimit të saj në Kosovë, dhe faktit që tashmë në Koshare po bëhej një luftë për jetë a vdekje, çdo ditë, me forcat e rregulta serbe dhe atyre paramilitare, strukturat ‘ideopolitike’ të së majtës ekstreme, po provokoheshin rëndë, madje kishte paralajmërime se ka përpjekje për ekzekutime.

“Gjatë kryerjes së detyrave në QSU Papaj, si Ademi, por edhe stafi i kësaj qendre kishin konflikte të vogla me disa grupime ideologjike të krahut të LPK-së dhe Shtabit të Rognerit”, thotë ky dëshmitar, që tani për tani, nuk dëshiron ta zbulojë identitetin.

Gjërat më pas do të shkonin edhe më keq, madje as një javë pa përfunduar lufta, do të përpiqen ta kidnapojnë stafin komandues të QSU në Papaj.

“Ka të dhëna se gjatë betejës së Koshares, është tentuar që të burgoset, kidnapohet, kreu (udhëheqësit) i QSU Papaj, dhe dërgimi i tyre në “biseda informative” në Kumë të Hasit, aty edhe ku ishte një pjesë e Shtabit të Rognerit. Por, fal syçeltësisë së policisë ushtarake të kësaj qendre dhe enkas komandantit të Policisë Ushtarak Xhevdet Sinanajt, stafi komandues i kësaj qendre shpëton pa pasoja. Këtu duhet të falëderohet edhe komandanti i kazermës së Ragamit zot. Sherif Shala, i cili zbuloi tre akterët ushtarë të UÇK-së të dërguar nga Shtabi i Krumes, të cilët e kishin marre detyrën të ballafaqohen me stafin e QSU Papaj”.

Ky detaj nuk është vetëm një kujtim i kohëve të dhimbshme të luftës. Por, ai mori edhe një epilog zyrtar të denoncimit të rastiti kriminal. Siç dihet për thuaja të gjitha këto procese dhune dhe akte vrasje nuk ka pasur ndëshkim deri më sot.

“Për përpjekjet e atij kidnapimi, komandanti Sherif Shala i ka raportuar stafit të brigadës së Policisë Ushtarake, komandantit Isuf Haklaj, si dhe pas lufte ka dhënë deklaratë të detajuar tek hetuesit gjerman të stafit të EULEX-it”.

Si shpëtuan nga kidnapimi

Si duket një përplasje e madhe do të kishte ndodhur, sikur të mos kishte treguar gjeturi komandanti Sherif Shala. Ata që ishin porositur të kryenin kidnapimet, do ta kishin provuar ta kryenin ‘aksionin’. Ai u kishte thënë se stafi që kërkohej ndodheshin në Tiranë, ku kishin shkuar të merrnin armatim.

Pas gjashtë dite, zyrtarisht kishte marrë fund lufta në Kosovë, me 12 qershor 1999, dhe KFOR-i tashmë kishte hyrë dhe po vendosej në rajonet e caktuara sipas vendimeve të NATO-s.

“Komandant Sherif Shala me aftësitë e tij si hetues policor para lufte, arrin ta bindë stafin prej tre personave, që ishin angazhuar me detyra të caktuara kundër stafit të QSU Papaj, ku ishte pjesë e kesaj qendre edhe komandanti Adem Zekaj. Shala ju kishte thënë që të kishin mirëkuptim sepse, anëtarët e stafit për momentin kishin shkuar në Tiranë, herët në mëngjesin e asaj dite për të marrë armatim për Brigaden 138 Agim Ramadani. Dhe që do të kthehen pas 6 dite. Dhe keshtu këta tre veta kthehen nga kanë ardhe për në Krumë. Pas 6 dite KFOR-i gjerman hyn në Prizren dhe KFOR-i anglez hyn në Prishtinë. Dhe kjo punë përfundon me kaq”.

Pas luftës i gjithë stafi i QSU Papaj ishte vendosur në shtëpitë e kolonëve serbë, në dalje të Junikut ku ishte vendosur e gjithë Brigada 138 “Agim Ramadani”.

Si rrjedhojë e të gjitha këtyre zhvillimeve, për të cilat Adem Zekaj ishte i mirëinformuar, dhe ku ishte përballur edhe me kërcënime, dhe me hetimet e kryera në polici, informacionet e shumta që kishte, tashmë do të bëhej cak, i sulmit me bombë të kurdisur në veturë.

“Sipas të gjitha gjërave që dihen, kur ndodhi rasti, dhe të tjerave që u kuptuan më vonë, atentati mbi komandant Adem Zekën u bë si pasojë e vijes së tij instutucionale, problemeve që kishte në QSU Papaj me vijen e grupeve të LPK-së dhe të Shtabit të Rognerit, si dhe rreshtimi i tij nën komandën e kolonel Tahir Zemajt, gjatë vitit 1998 dhe pas luftës, si pjesë e strukturave të LDK-së”, vlerëson ky burim.

Po ashtu dyshimi bie mbi strulturat e zonës së Dukagjinit.

“Atentati ndaj komandant Adem Zekës dyshohet se është bërë nga strukturat e lartcekura me pozicionim në Shtabin e Dukagjint të pasluftës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat