Deputeti i VV-së kërkon falje publike për deklaratën “si me lypë prej qorrit sy”

Aktuale

Deputeti i VV-së kërkon falje publike për deklaratën “si me lypë prej qorrit sy”

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:53
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, ka kërkuar falje publike për deklaratën e tij të sotme, me të cilën duke kritikuar opozitën përdori një shprehje krahasuese me të verbërit.

Ai e ka pranuar se ishte gabim qasja e tij ndërsa e cilëson si ‘lëshim të momentit’.

”Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.

Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt”, shkruan ai në sqarimin e tij.

Basha gjatë seancës tha sot se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është ‘si me i lypë qorrit sy’.

E kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta ndaj dhe pasoi dhe reagimi i tij të cilin e bëri përmes facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat