Ish-ministri i Tregtisë: Po ua tregoj një të vërtetë për Bilfingerin gjerman

Aktuale

Ish-ministri i Tregtisë: Po ua tregoj një të vërtetë për Bilfingerin gjerman

Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:45
Ismet Mulaj

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka thënë se ish-pushtetarët kanë refuzuar projektin e kompanisë gjermane “Bilfinger” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova A”.

Ai ka thënë se në vitin 2014, ish-qeveritarët kanë kundërshtuar projektin e kompanisë gjermane me arsyetimin se po përgatitej projekti i Contour Global, kompanisë amerikane që kishte nënshkruar më vonë kontratë për rindërtimin e termocentralit.

Ai, ka thënë se njëri nga ish-ministrat e linjës i kishte thënë atij se “Kosova nuk ka kapacitet menaxhues për dy projekte të mëdha energjetike”.

Postimi i plotë i Ismet Mulajt:

Sa rrëna po degjohet për Bilfinger

Kujtesa nuk me ka lënë, prandaj po i kallxoj një të vertetë që e kam degjuar nga akterët kryesor politik të asak kohe sa isha edhe vet në politikë (2014):

Me Bilfinger as nuk kanë dasht me bisedu zyrtarisht sepse arsyetoheshin se tani veç e kemi projektin në zhvillim e sipër me CG nga SHBA që në fillim përkrahej nga BB e BE;
Po ashtu në kontratë të nënshkruar me CG, Kosova garantonte demokomisionimin e Kosovës A;

Bile njëri nga ministrat e linjës së asaj kohe, kur e pyeta pse nuk po e trajtoni këtë projekt, përgjigjia ishte: “Kosova nuk ka kapacitet menaxhues për dy projekte të mëdha energjetike”;

Pra, qeveritë e Kosovës që nga pas lufta janë shantazhuar nga grupe e shtete në projekte të mèdha, po ju kujtoj që gjysma e shteteve nga rajoni dhe BE kanë qënë kundër projektit të Brezovicës, natyrisht që gjenin përkrahje edhe nga ministra të Kosovës.
Një i varfëri i mbanë dy të pasur, nga populli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat