Nasim Haradinaj trego kush ishin tutorët, që kërkonin vrasjen e presidentit Rugova me snajper?!

Aktuale

Nasim Haradinaj trego kush ishin tutorët, që kërkonin vrasjen e presidentit Rugova me snajper?!

Nga: Idriz Morina Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:30

Mbase konceptimi i këtij shkrimi paralajmëron sikur fundin e një serie shkrimesh për Nasim Haradinajn. Përveç raporteve të tij të jashtëzakonshme me ekspertin e eksplozivëve, komandant “Qorrin”, Nasim Haradinaj, meqë ndodhet në Hagë, dhe nëse sikur flet disa herë, se misioni i tij është në mbrojtje të atdheut, e ka shansin, që vërtetë të jetë brenda rolit. Jo me lojë fjalësh, madje as burrash, por me vepra të guximshme, që përmblidhet lehtësisht me një sintagmë, “të rrëfejë për tutorët e tij”!

Nasim është munduar të tregohet si një personalitet që ka pasur rol kyç, dhe madje heroik në shumë situata, por që e ka bërë të qartë, se ai ishte një personalitet i pavarur, thënë gojarisht.

Manipulimi

Por, informacionet, dhe relacionet e veprimeve të tij, dëshmojnë të kundërtën. Ai ishte një njeri i varur, apo më saktë një vartës në grupimin që udhëhiqte me të majtën ekstreme në luftë.

Kjo e majtë nuk kënaqej pa vrasje politike. Nuk ju rezistonte dot kundërshtarëve të vet politik, përkatësisht institucioneve të Kosovës në përballje me opinionin, kështu që kërkonte mënyra të tjera për ta mundur.

E dëshironte shkatërrimin e tyre. Kështu që në projektin shkatërrues ishin përfshirë, vrasjet – një revolucion në heshtje, apo paralel me luftën që e bënin kundër forcave serbe.

Lufta i kishte rritur pakënaqësitë ndaj politikës. Sigurisht shumë më shumë, se sa që po i rrit në paqe, dhe shpeshherë emocionet politike janë treguar të pamenaxhueshme nga politikanët.

Duke e shfrytëzuar një dozë pakënaqësie të njerëzve ndaj pushtetit të “Shtetit paralel”, duke e frymëzuar atë grupim, dhe veçmas në gjendje lufte, dhe pas fillimi të saj, sigurisht se do të kishte shqiptarë të pakënaqur me institucionet e Republikës. Por, këta ende ishin pakicë e vogël, sepse autoriteti i jashtëzakonshëm, i mbulonte të gjitha ato dobësi.

Në dëshminë rrëfimore që kemi sjellur para disa dite, sipas së cilës Nasim Haradinaj ishte munduar që ta angazhonte një ushtar të luftës së Koshares, Hysni Ramën, i njohur me nofkën e luftës ‘Raketa’.

Kjo përpjekje e Nasim Haradinajt ka dështuar, pasi “Raketa” e kishte refuzuar të kryente atentat ndaj presidentit Rugova, pavarësisht që atë kohë luftëtari vuante një gjendje të rënduar emocionale, si pasojë e traumave të luftës.

Dëshmia është dhënë në disa raste para disa njerëzve nga vetë luftëtari ‘Raketa’.

Hysni Rama, i njohur me nofkën “Raketa”, ka qenë ushtar komandos në Koshare, në njësinë “Cobra” dhe njëri nga ushtarët që kishte marrë pjesë në tërheqjen e trupit të Sali Çekajt.

“Hysniu-Raketa, ishte tek unë, dhe në prani të të tjerëve më tha, se mua Nasim Haradinaj më ka ofruar të më paguajë 300 mijë marka, vetëm e vetëm që ta vras Rugovën”, kishte pohuar Raketa, na rrëfen dëshmitari.

Por, luftëtari i dalluar i Koshares ka vdekur pas një sëmundje në vitin 2009.

Por, në konfirmim të kësaj dëshmie, kemi gjetur edhe një dëshmitar tjetër, që ka qenë mik i ngushtë me Hysni Ramën.

Sipas tij, për rastin aso kohe ishte njoftuar edhe stafi i presidentit Rugova.

Kërcënimi ka qenë shumë më serioz se sa vetëm ofertë dhe fjalë. Sipas këtij dëshmitari të ri,

“Ekipi kishte dal në lagjen Velania, ku ishte rezidenca e Presidentit Rugova, dhe e kanë matur largësinë nga mund të qëllohej Presidenti me snajperë. “Ekipi ka dal në Velani dhe e kanë matur terrenin kah shpia e presidentit, plani ishte me vra me snajperkë”, thotë dëshmitari i ri.

“Dhe ju kanë ofru fiks 300.000, mijë marka”, thotë ky dëshmitar.

Sipas dëshmisë së tij, biseda me “Raketën” është zhvilluar në hotelin “Grand”, në një “dhomë poshtë”

Dëshmia e B.

Dëshmia e personit në fjalë është më komplete se e para, dhe tani për tani ai ka dhënë detajet shtesë se vrasja ishte kërkuar nga ish-udhëheqës të Shtabit të Rognerit.

“Unë dëshmoj publikisht e moralisht me përgjegjësi juridike se Hysni Rama, me nofkën e luftës Raketa, i cili është nga fshati Molliq, komuna e Gjakovës dhe një mik i imi i ngushtë, të cilit i kam ndihmuar për kthimin e familjes së tij nga Kroacia në Kosovë, e shumë punë tjera me gojën e vet më ka thënë se Nasim Haradinaj m’ka ofru 300.000 mijë marka me vra Presidentin Ibrahim Rugova. Kanë qenë prezent edhe 2 vendas tjerë që s’dua tan’ t’ua them emrat. Por, Raketa na ka thënë se Nesimin e kanë porosit me ma dhënë mua këtë punë: Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli etj.”

“Por, shpresoj se Nasimi edhe për këtë rast duhet të përgjigjet para drejtësisë…”, thotë B., i cili jeton në Perëndim.

Por, për komentin e bërë, që e vërtetonte akuzën, dhe përpjekjen e Nasim Haradinajt, ishte kërcënuar rëndë.

“Mua për komentin që dhashë te shkrimi juaj mora kërcënime serioze”, thotë ai.

Image
Deklarata publike e dëshmitarit, që për arsye personale mbetet tani anonim

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat