Deputeti i LVV-së kërkon përsëri falje për ofendimin ndaj të verbërve: E marr barrën e fajit për këtë gabim

Aktuale

Deputeti i LVV-së kërkon përsëri falje për ofendimin ndaj të verbërve: E marr barrën e fajit për këtë gabim

Më: 25 janar 2022 Në ora: 00:22
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka kërkuar falje për ofendimin ndaj të verbërve.

Deklaratën ”si me lypë prej qorrit sy” ai e bëri sot në Kuvendin e Kosovës.

Basha, i ftuar në “Edicionin Special”, tha se kjo gjuhë nuk është shembull i mirë për qytetarët.

“E pranoj se të gjithë ato kritika kanë qenë të mirëqena, e pranoj gabimin, ka qenë një lapsus gjuhësor i imi që tregon se edhe jemi njerëz dhe bëjmë gabime, mirëpo kjo gjuhë nuk do të ishte shembull i mirë për qytetarët, sidomos kur vjen prej një deputeti të republikës dhe ka qenë komplet e momentit, nuk është se e kam pasur të shkruar”, u shpreh ai.

Ai tha se kjo deklaratë e tij ishte e momentit dhe se e merr barrën e fajit për këtë gabim.

“Megjithatë, unë kam reaguar menjëherë dhe kam kërkuar falje dhe shfrytëzoj mundësinë edhe këtu që të kërkoj falje prapë z. Tishuki dhe të gjithë komunitetit, meqenëse as nuk ishte në plan, apo një ofendim i menduar, por ka qenë një gabim gjuhësor edhe prapë po them, ishte një gjuhë që nuk duhej të kishte vend në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht e marr barrën e fajit për këtë gabim”, u shpreh ai.

Tutje, Basha u shpreh se shpreson që të gjitha reagimet që i mori pas kësaj deklarate të jenë mësim i mirë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat