Miratohet në parim Projektligji për financimin e subjekteve politike dhe Ligji për zgjedhje

Aktuale

Miratohet në parim Projektligji për financimin e subjekteve politike dhe Ligji për zgjedhje

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:00
Foto nga takimi

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme votoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin 03/L-256.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë Mentor Borovci nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, i cili theksoi se në aspektin buxhetor është paraparë një kosto shtesë mbi gjysmë milion euro, ku përfshinë numrin e punëtorëve dhe mallra e shërbime.

Duke iu përgjigjur anëtarëve deputetë të këtij Komisioni, Borovci tha se ky projektligj është në përputhje me rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venedikut.

Projektligji për financimin e partive politike dhe projektligji për zgjedhjet u miratua dhe në bazë të propozimit të Avdullah Hotit ky projektligj u vendos të dërgohet në kuvend dhe të trajtohen mes dy leximeve.

Përkundër që deputetët e opozitës shfaqën kritikat e tyre për këtë projektligj, VV, LDK dhe AAK votuan pro procedimit për shqyrtim në seancë, me kërkesën e deputetit Avdullah Hoti, që mes dy leximeve të formohet një Grup punues për trajtimin e raportit të Komisionit të Venedikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat