Ymerit i mbërrin fatura e KEDS-it për janar: Do të paguaj 236 euro më shumë

Aktuale

Ymerit i mbërrin fatura e KEDS-it për janar: Do të paguaj 236 euro më shumë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:18
Visar Ymeri

Drejtori i Institutit “Musinë Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se bazuar në faturën e muajit janar të energjisë elektrike, ai përllogaritet të paguajë 236 euro më shumë në muajin shkurt, kur pritet të hyjnë në fuqi strukturat e reja tarifore.

Sipas Ymerit, fatura e tij e KEDS-it për muajin janar shënon vlerën prej 146 eurove.

“Fatura e energjisë elektrike për muajin janar është shpërndarë dje (në kompleksin banesor ku banoj). Për këtë muaj kisha shpenzuar 1543 kWh në tarifën e shtrenjtë A1, dhe 1024 kWh në tarifën e lirë (të natës) A2. Vlera e kësaj fature mujore është 146.32 euro, në të cilën përfshihet edhe TVSh (10.80 euro) si dhe tarifa fikse (1.74 euro)”, shpjegoi Ymeri.

Sipas tarifave të propozuara nga ZRrE-ja, ish-deputeti ka përllogaritur se fatura e ardhshme – në rast se harxhon sasi të njëjtë të megavatëve të energjisë – do t’i vlejë 383 euro.

Kalkulimi i faturës së muajit janar me faturën potenciale të muajit shkurt, Ymerit i rezulton të ketë rritje prej 161 për qind në çmim.

“Kur e kalkulon të njëjtin shpenzim me tarifat e propozuara nga ZRrEE, vlera e faturës mbërrin në 383.06 euro. Kjo pastaj zbret në 266.61 euro pas aplikimit të subvencionit të vënë në dispozicion nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai. “Pra fatura që sot kushton 146.32 euro do të kushtojë 383.06 euro pas 1 shkurtit”.

Sipas propozimit të ZRrE-së, tarifat e propozuara për shtrenjtimin e energjisë elektrike pritet të qëndrojnë në fuqi deri në prill të vitit 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat