Kaq persona janë vaksinuar deri tani me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë

Aktuale

Kaq persona janë vaksinuar deri tani me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

4 mijë e 623 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani 68 mijë e 526 persona janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID.

Ndërsa, 1 milion e 764 mijë e 421 vaksina janë administruar deri tani.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat