PSD me aksion simbolik te ZRRE-ja: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

Aktuale

PSD me aksion simbolik te ZRRE-ja: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:35
PSD me aksion simbolik te ZRRE-ja

Partia Socialdemokrate (PSD) ka ndërmarrë sot një aksion simbolik tek institucioni i ZRRE-së në shenjë kundërshtimi ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Aksioni i sotëm u ndërmor dy ditë para protestës së paralajmëruar nga PSD-ja për ditën e shtunë.

“Parullë tek institucioni i pavarur i Albin Kurtit: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën! Edhe DY DITË na ndajnë nga protesta. Më 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestojmë kundër rritjes së çmimit të rrymës. Shihemi!”, ka shkruar Dardan Molliqaj në një postim në Facebook.

PSD ka bërë të ditur me këtë rast se ZRRE-së i dërguan mesazhin e qartë se nuk mund të lejojnë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS.

“Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kalojë”, ka bërë të ditur PSD-ja

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat