Këta janë katër kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Aktuale

Këta janë katër kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:06
Aleksandër Lumezi

Katër figura me pozicione të rëndësishme aktualisht në sistemin prokurorial pritet të synojnë pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Sipas mediumit publik në mesin e tyre pritet të jetë edhe Blerim Isufaj aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Kësja gare pritet t’i hyjë edhe kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi.

Ai nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë. Munishi për mediumin ka thënë se ende nuk ka vendosur.

Të hapur mundësinë e kandiditmit për kryeprokuror të shtetit e la edhe prokurori Shqipdon Fazliu, aktualisht koordinator për luftimin e krimeve ekonomike.

Ai në një përgjigje ka thënë se nuk ka koment.

Për dallim nga të tjerët prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Prishtinës, Armend Hamiti ka konfirmuar se do të kandidate për kryeprokuror të shtetit.

Konkursi është hapur më 17 janar të këtij viti, kurse mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezit do të përfundoj më 21 prill 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat