​Numri i madh i të infektuarve me COVID në shkolla, MAShTI apelon për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare

Aktuale

​Numri i madh i të infektuarve me COVID në shkolla, MAShTI apelon për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:30
Edona Maloku - Bërdyna

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku - Bërdyna ka njoftuar se mbi 1400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna tha se

"Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijëtë infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A 7 shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla", tha ajo.

Zëvendësministrja e MASHTI-t ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat