Blerim Latifi befason me reagimin për protestën: Nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër

Aktuale

Blerim Latifi befason me reagimin për protestën: Nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër

Nga: A.M. Më: 29 janar 2022 Në ora: 18:54
Blerim Latifi

Edhe analisti Blerim Latifi ka reaguar pas protestës së organizuar nga PSD-ja kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai në një postim në Facebook kritikoi mënyrën e organizimit të kësaj proteste, duke thënë se këto janë parulla të këndshme vetëm për veshin e popullit.

“Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër”, deklaroi Latifi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër. Metoda e njëjtë: parulla të këndshme për veshin e popullit, parulla që me të ardhur në pushtet kuptohet s'nuk janë asgjë tjetër përveçse gënjeshtra. Fatkeqësisht kjo metodë gjithmonë funksionon, sepse gjithmonë gjendet njerëz të gatshëm për t'u gënjyer nga ata që premtojnë zgjidhje të shpejta e të lehta për problemet komplekse të shoqnisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat