Shuplaka ndaj policit/ Familja Imeri: Shteti të veprojë kundër Molliqajt, e ka vendin në burg

Aktuale

Shuplaka ndaj policit/ Familja Imeri: Shteti të veprojë kundër Molliqajt, e ka vendin në burg

Nga: A.ZH Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:04
Dardan Molliqaj

Edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, ka reaguar për shuplakën e Dardan Molliqajt ndaj pjesëtarit të Policisë së Kosovës, në protestën e djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Familja Imeri ka kërkuar nga shteti që të veprojë dhe të burgosë kryetarin e Partisë Socialdemokrate, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, një sjellje si kjo e Molliqajt, nuk është opozitarizëm.

Reagimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:

Dardan Molliqaj teksa ishte në opozitë (LVV) dikur pat nxjerr nga vetura me dhunë një ish-zyrtar të shetit asokohe, tash paska rrahur një polic.

Pse është i dhunshëm Dardan Molliqaj ndaj institucioneve të shtetit dhe personave zyrtarë?

A mendon Dardani se vjen në pushtet me dhunë?!

Ky nuk është opozitarizëm, këso sjellje dhune shprehin bandate.

Kushdo që ngrihet kundër personave zyrtarë, është ngritur kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, të atillët vendin e kanë në burg.

Shteti duhet të veprojë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat