Edhe katër vjet më parë, Dardan Molliqaj kishte kërcënuar Policinë e Kosovës, ishte armiqësor ndaj Kurtit

Aktuale

Edhe katër vjet më parë, Dardan Molliqaj kishte kërcënuar Policinë e Kosovës, ishte armiqësor ndaj Kurtit

Nga: H.O. Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:43
Pamje nga protesta

Dardan Molliqaj në protestën e së shtunës i rreshtuar në PSD, sulmoi me shuplakë një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Mirëpo nuk është hera e parë që Molliqaj kishte bërë një veprim të parë. Pikërisht 4 vjet më parë, në janar të vitit 2015, kur Molliqaj ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, në një protestë ku kërkohej shkarkimi i Jabllanoviҫit dhe kthimi i Trepçës në ndërmarrje publike, i kishte dhënë ultimatum policisë që të largoj rrethojat.

 “Nuk lejojmë të rrethohemi sepse nuk jemi egërsira, por jemi qytetarë të Kosovës. Kemi organizuar kujdestarë për t’i mbrojtur objektet e qeverisë. I japim ultimatum policisë që për 15 minuta t’i largojnë rrethojat”, kishte thënë Molliqaj.

Që nga atëherë, ishte kërkuar largimi i Molliqajt nga Vetëvendosja, pasi vlerësohej se po mban qëndrime armiqësore ndaj Lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat