Lajçak e Escobar vizitojnë sot pikën kufitare të Mutivodës ku nuk zbatohet IBM

Aktuale

Lajçak e Escobar vizitojnë sot pikën kufitare të Mutivodës ku nuk zbatohet IBM

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 08:43
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Objekti i përbashkët i vendosur në pikën kufitare në Mutivodë ka vite që është gati, në kuadër të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Por, në të po funksionon vetëm pala kosovare, meqë ajo serbe vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e vjetër.

Për ndërmjetësuar për këtë çështje, sot në këtë zonë do të qëndrojnë, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, dhe ai ShBA-ve, Gabriel Escobar.

IBM ka vite që zbatohet në Bërnjak, Jarinje, Merdare e Dheun e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat