​Tahiri: Është momenti që BE të deklarohet për dialog që në fokus ka njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

​Tahiri: Është momenti që BE të deklarohet për dialog që në fokus ka njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:14
Edita Tahiri

Vizita e përbashkët e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vlerësohet shumë me rëndësi nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Tahiri ka thënë se ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka në fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë,

“Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian për dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog qe ka ne fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan ne Kosove.

Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga BE-ja te deklarohet se angazhohet për njohje reciproke ne Dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetëse e dialogut të qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët. Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget nga praktikat e mëhershme e komunikimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat