Arrestimi i Dardan Molliqajt, reagon edhe Lumir Abdixhiku – ka një thirrje për Albin Kurtin

Aktuale

Arrestimi i Dardan Molliqajt, reagon edhe Lumir Abdixhiku – ka një thirrje për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Lumir Abdixhiku

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj. E përmes një postimi në facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, ky arrestim është një hakmarrje e pastër politike.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku.

Abdixhiku ka shkruar se organet e rëndit nuk duhet të bëhen pjesë e politikes.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar në reagimin e tij lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat