Hyseni: Kurti erdhi nga Parisi në Podujevë për të bërë fushatë ndaj meje

Aktuale

Hyseni: Kurti erdhi nga Parisi në Podujevë për të bërë fushatë ndaj meje

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:42
Ekrem Hyseni

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni ka folur për zgjedhjet e brendshme që ka mbajtur kjo degë gjatë ditës së shtune.

Hyseni në “Sytë Shtatë” u shpreh se ka qenë kërkese nga qytetarët më pasë ndryshime dhe reforma pas dy parë zgjedhjet lokale.

“Ka qenë pikërisht rezultati i keq që kemi pasë si LDK në Podujevë në dy herët e fundit në zgjedhjet lokale që ishin të parakohshme dhe që ne nuk fituam, dhe po ashtu në zgjedhjet qendrore të cilat patëm një rezultat të keq me vetëm 9000 vota si degë, që ishte numri më  i vogël i votave që ka pasë ndonjëherë LDK-ja në Podujevë, Edhe ka qenë pikërisht kjo si lloj kërkesë nga qytetarët me pas ndryshime dhe reforma”, u shpreh Hyseni.

Ai tha se ka pas shumë faktor që kanë ndikuar por ajo që vërtet ka qenë e pakënaqshme ka qenë rezultati.

“Dega është jashtëzakonisht unike, çdo thirrje me strukturat shumica absolutë janë prezentë, ne kemi grupin e asamblistëve, pa pushtet, ne humbëm një garë dhe kishim 14 asamblistë pa pushtet, me oferta të ndryshme dhe nga faktorë përveç partisë që është në pozitë, me oferta të ndryshe ka pasë edhe faktorë të jashtëm që kanë tentuar për të përçare grupin, sot grupi është unik dhe asnjë nuk ka lëvizë, për dallim prej shumë komunave të tjera që nga të gjitha partitë kanë lëvizë, kjo tregon unitetin e grupit”, shtoi Hyseni.

Hyseni tutje ka folur edhe për mënyrën e opozitarizmit që do ta bëjnë në Podujevë.

“Nuk do të japim shembull te qytetarët, se si ne ju themi që sot rryma elektrike është shumë lirë, dhe kur vimë ne e shtrenjtojmë dhe themi keni qenë duke e paguar dhe nuk e keni ditur sa është fatura”.

Ai tutje ka folur edhe për zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur, ku tha se vet kryeministri nga Parisi vjen në Podujevë.

“Ne kemi qenë të vetëm në këto zgjedhje lokale,  ne ekipi dhe qytetarët, jo vetëm të tjerët, të tjerët dhe pushtetet, jo pushteti po pushtetet, e kemi pas kundërpushtetin lokal me premtime të jashtëzakonshme për punësime, projekte të realizuara gjatë fushatës dhe gjatë natës për fushatë, dhe tani po tenton që të lidhen kontrata për punë që janë kryer atëherë. Pushteti qendror, qeveria ministrat dhe vet kryeministri nga Parisi vjen në Podujevë, kjo ka qenë thyerje e heshtjes zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat