“Profesioni” më fisnik është pajtimi i gjaqeve thotë hoxha nga Mitrovica

Aktuale

“Profesioni” më fisnik është pajtimi i gjaqeve thotë hoxha nga Mitrovica

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:19
Fatmir Latifaj

Më 2 shkurt të vitit 1990, Anton Çetta pati nisur iniciativën e faljes së gjakut.

Një gjë të tillë në ditët e sotme po e vazhdon hoxha Fatmir Latifaj, i cili tha se faljet e gjakut në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë nuk janë të rralla.

Sipas Latifajt, një gjë e tillë kishte ndodhur një vit më parë në mes tri familjeve, ku dy vëllezër, së bashku me një mik të tyre, me mjete metalike, e goditën një person tjetër.

Pleqnari vushtrrias Ali Januzi, i cili ka pajtuar qindra gjaqe, tha se është i kënaqur që në asnjërin rast besa e dhënë nuk është thyer dhe që çdo gjë bëhet sipas kanunit.

Vetëm gjatë vitit 1990, u është dhënë fund rreth 5 mijë belave midis familjeve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat